Talenti Kastrati rrëfen kohën te Shqipëria: Qëndrova 10 ditë dhe më hoqën nga ekipi, isha i dëshpëruar

Lirim Kastrati është një nga talentet e shumtë të përfaqësueses së Kosovës, teksa futbollisti është edhe pjese e Lokomotivës së Zagrebit në Kroaci, skuadër ku aktivizohet edhe lojtari i Kombëtares së Shqipërisë, Myrto Uzuni.

Ndërkohë, Kastrati, i cili më parë ka veshur edhe fanellën e kuqezinjve të moshave U17 ka treguar në një intervistë për emisionin ‘Interaktiv’ se te Shqipëria kishte probleme dhe pasi qëndroi 10 ditë më pas e larguan. “Para se të vendos për Kosovën kam pasur kontakte dhe me shtetin kroat e Shqipërinë. Isha te Shqipëria U17, por kisha disa probleme e më hoqën. Kam qëndruar 10 ditë e në ditën e ndeshjes më hoqën nga ekipi. Ka qenë trajner Alban Bushi. Kishim dy miqësore, më ka ftuar e nuk më ka futur në lojë, por s’ka gjë.

Kishin ardhur edhe familjarë të mi për të më parë në Durrës. Pesë minuta para ndeshjes më tha se nuk jam në 18-she dhe e kam parë ndeshjen nga tribuna. Isha i dëshpëruar. Më pas Shqipëria më kontaktoi, por vendosa të luaj për Kosovën sepse ndihem më mirë”, tha Kastrati, duke zbuluar prapaskenën.