Talenti i Kievos në fokus, Bajerni dhe Milani nisin duelin në distancë

Talentet janë e ardhmja dhe në këtë mënyrë klubet mundohen të sigurojnë sa më shumë të tillë në gjirin e tyre, të cilët më pas mund të shpërthejnë, teksa kthehen në një vlerë financiare të madhe. I njëjtë është diskutimi edhe për talentin e datëlindjes 2000, Emanuel Vinjato.

Trekuartisti aktivizohet me Kievon dhe u evidentua në ndeshjet e fundit të kampionatit, teksa veronezët nuk kishin objektiva dhe vendosën të hidhnin në fushë lojtarë të rinj të rritur nga akademia, si rasti i Vinjatos. Për futbollistin ka nisur një duel në distancë mes Milanit dhe Bajernit.

Të dyja klubet kanë parë shenjë nga lojtari dhe kërkojnë ta transferojnë. Vinjato mund t’i sjellë të ardhura të rëndësishme klubit të Kievos, teksa vlerësohet me shumën e 10 milionë eurove. Sa i përket garës mes Milanit dhe Bajernit, kuqezinjtë duket se kanë një avantazh të rëndësishëm ndaj gjermanëve pasi talenti kërkon të qëndrojë në Itali.

/Egi Çabeli-VipSport.al/