Surpriza nga Frosinone, trajneri i skuadrës në Serinë B do të jetë legjenda e Milanit

Klubi i frosinones nuk ia doli këtë sezon të mbijetonte në elitën e futbollit teksa verdiktet e fushës e detyruan që sezonin e ardhshëm të luajë në Serinë B. Megjithatë, kjo nuk e ka Frosinonen të vendosë në drejtimin e skuadrës një emër të njohur në futbollin italian si dhe legjendën e Milanit, Alesandro Nesta.

Edhe pse ende nuk është hedhur firma nga 43-vjeçari, palët kanë gjetur akordin dhe së shpejti do të vijë edhe zyrtarizimi i marrëveshjes. Për stolin e Frosinones pretendent ishte edhe kampioni i botës, Fabio Groso, i cili më parë ka drejtuar të rinjtë e Juventusit, Barin dhe Veronën. Megjithatë, në fund klubi vendosi për Nestën.

Në fakt, Nesta është në hapat e parë të karrierës si trajner, teksa në sezonin e kaluar ishte në timonin e skuadrës së Peruxhias, të cilën nuk arriti ta ngjiste në Serinë A. Ndërsa më parë, Nesta ka trajnuar edhe për një sezon në MLS, kampionatin amerikan, ekipin Majamit.

/Egi Çabeli-VipSport.al/