Superkupa e Europës çon një tjetër trofe në ishull, Anglia bëhet si Italia e Spanja

Çelsi dhe Liverpuli do të ballafaqohen pak javë më vonë në Turqi, aty ku do të luhet finalja e Superkupës së Europës. Ky vit në Europë, ka folur plotësisht anglisht duke qenë se si finalja e Championsit, ashtu edhe finalja e Ligës së Europës ka qenë me skuadra angleze.

Londinezët e Çelsit fituan derbin e qytetit ndaj Arsenalit me rezultatin e thellë 4-1 ndërkohë që me shifrat 2-0, Liverpuli fitoi Ligën e Kampionëve ndaj Totenhemit. Në datën 14 gusht, do të luhet finalja e Superkupës së Europës në stadiumin e Beshiktashit, në Stamboll aty ku më shumë se për trofeun luhen për prestigj.

Në fakt, nuk janë të shumta rastet kur luajnë dy skuadra nga i njëjti shtet në këtë finale duke qenë se deri më tani vetëm italianët dhe spanjollët kanë arritur ta bëjnë. Dy herë kanë qenë skuadra italiane në finale dhe plot 5 herë skuadra spanjolle, ku në të shumtën e rasteve Sevilja ka arritur të ballafaqohet fituesit e Championsit.

1990: Milan-Sampdoria

1993: Parma-Milan

2006: Sevilja-Barcelona

2014: Real Madrid-Sevilja

2015: Barcelona-Sevilja

2016: Real Madrid-Sevilja

2018: Atletiko Madrid-Real Madrid