“Sun” zbulon zhvillimet e fundit për Leroi Sane, Bajernit i hapet drita jeshile

Leroi Sane është një nga objektivat kryesorë të merkatos së Bajernit të Mynihut. Drejtuesit e klubit gjerman e kanë deklaruar hapur se dëshirojnë shumë që ta marrin këtë futbollist nga Mançester Siti, por më pas ka pasur lajme kontradiktore.

Po vetë drejtuesit e Bajernit kanë thënë se ky operacion kushton shumë financiarisht dhe është gati i pamundur për t’u finalizuar. Po çështja nuk është mbyllur këtu.

“Sun” në Angli zbulon se së fundi ka pasur zhvillime në lidhje me të ardhmen e Sane, i cili është më pranë Bajernit. Bisedimet mes palëve janë në fazën e mbylljes dhe sulmuesi anësor i kombëtares së Gjermanisë është shumë pranë rikthimit në vendin e tij pas tre sezonesh me fanellën e Mançester Sitit. Me “qytetarët” Sane numëron  133 ndeshje dhe 39 gola të shënuar. Për Bajernin do të ishte një përforcim me shumë vlera, një zëvendësues i denjë i Robenit. / Vipsport.al