Sulmuesi kolumbian i jep lamtumirën para kohe turneut, dëmton gjurin

Kur sapo ka nisur Kupa e Amerikës, e cila zhvillohet në Brazil, sulmuesi i Kolumbisë Luis Muriel ka pësuar një dëmtim. Muriel, u dëmtua në sfidën e parë të Kolumbisë në këtë kompeticioni përballë Argjentinës, teksa u detyrua të braktiste fushën në minutën e 14 pas një problemi në gju.

Ditën e sotme analizat kanë konstatuar se problemi është serioz dhe se sulmuesi nuk mund të riaftësohet në kohë për të vazhduar dhe për të kontribuar për vendin e tij. 28-vjeçarit do t’i duhet të qëndrojë për 2 muaj jashtë fushës së blertë, ndërkohë që për Muriel kishte edhe një interesim nga Milani. Sulmuesi u kthye në janar në kampionatin italian, duke veshur fanellën e Fiorentinës me formulën e huazimit nga Sevilja, teksa arriti të shënonte disa gola të rëndësishëm për vjollcat në Serie A.

Për këtë arsye, fitoi edhe interesin e kuqezinjve, por pas dëmtimit situata mund të komplikohet. Megjithatë, tashmë dëmtimi ka komplikuar gjithçka, pasi edhe Fiorentina vështirë se do ta transferojë përfundimisht sulmuesin.

/Egi Çabeli-VipSport.al/