Sulmuesi fierak rikthehet në Kategorinë e Parë, nisin ofertat për të

Gëzim Hyska shihej si një nga talentet më premtues, e madje në moshën 18-vjeçare, bashkë me Realdo Filin ishin dy nga shënuesit më të mirë të moshave për Apoloninë U-19. Hyska shkoi në Ballsh, ndërsa Fili te Partizani…

Gëzim Hyska, sulmuesi tashmë 23-vjeçar ka pasur një karrierë në disa ekipe, si: Bylisi, Dinamo e Albpetroli apo dhe Naftëtari, në Kategorinë e Parë. Sulmuesi në gjysmën e dytë të sezonit të shkuar luajti me ekipin patosarak.

Për sulmuesin, tashmë kanë mbërritur edhe ofertat dhe bëhet fjalë për dy skuadra të Grupit të Jugut. “Po është e vërtetë që kam pasur oferta. Unë tashmë jam 23 vjeç dhe synoj që të luajë në Kategorinë e Parë. Jam futbollist i lirë dhe do të synoj një skuadër me pretendime të së Parës. Besoj se në fillim të korrikut do të kemë skuadrën time të re”, – tha Gëzim Hyska, sulmuesi shtatlartë në një prononcim për “Vipsport”.

E.S./Vipsport.al/