Sulmuesi belg largohet nga Kina, rekordmenët gjermanë i hapin luftë Arsenalit

Pasi ka kaluar diçka më shumë se një vit, ish-sulmuesi i Atletiko Madrid, Janik Karrasko ka vendosur ttë lërë Kinën dhe të kthehet ne Europë. Belgu, i cili ishte një nga lojtarët më të vlerësuar në Spanjë, ndërsa kishte disa oferta nga klubet europiane, vendosi të pranonte ofertën e majme nga Kontinenti Aziatik, duke u transferuar te ekipi i Dalian Jifang.

Megjithatë, sulmuesi anësor ka vendosur të rikthehet te futbolli i vërtetë. Për të kishte shfaqur interes skuadra e Arsenalit. Por, topçinjtë duket se për të siguruar shërbimet e 25-vjeçarit do të hasin në pengesën e Bajern Mynih. Bavarezët janë vënë në kërkim të një zëvendësuesi për dyshen e larguar Roben dhe Riberi.

Në fakt, rekordmenët gjermanë si synim të parë kanë sulmuesin e Sitit, Leroi Sane. Por, duke parë milionat e shumta të cilat kërkojnë anglezët për të lënë të lirë Sane, atëherë po mendojnë t’i japin një shans Karraskos të kthehet në nivelet e kohës së Atletiko Madrid.

/Egi Çabeli-VipSport.al/