Stadiumi i ri i Kukësit nuk është më një iluzion, Gjici: Përfundon para afatit

Kukësi së shpejti do të ketë një stadium të ri dhe kjo duket se nuk është më një iluzion pasi së shpejti do të nisin punimet. Këtë e ka zbuluar vetë presidenti i Kukësit, Safet Gjici i cili ditën e sotme ka qenë në ambientet e stadiumit ku edhe ka dhënë një intervistë në lidhje me punimet për stadiumin e ri.

Numri një i klubit verilindor, u shpreh se brenda 2-3 ditëve do të nisë puna për prishjen e stadiumit të vjetër dhe se shumë shpejt, do të ketë një stadium të ri pasi do të punohet me orë të zgjatura dhe punimet mund të përfundojnë para afatit.

“Do të vijnë për 2-3 ditë mjetet e rënda të ndërtimit për të nisur prishjen e stadiumit. Firma do të punoj mjaft mirë dhe besoj se me orët e zgjatura do ta përfundojmë dhe para afatit. Duam një stadium me parametra europiane dhe sipas standardeve të UEFA-s”, tha Gjici. /Erjon Allaraj-VipSport.al/