Spikati në Kategorinë e Parë, ish-sulmuesi i Dinamos prezantohet te rivalët!

Albi Xhebrahimi është një nga sulmuesit premtues në Kategorinë e Parë. Ka luajtur me Dinamon, por edhe me Tërbunin e më pas me Ilirinë për dy sezone. Por, nga sot do të jetë pjesë e skuadrës së Korabit.
Xhabrahimi ka firmosur me dibranët për 2 sezone, ndërsa duket se aty kërkon që të hedh një hap të rëndësishëm për karrierën e tij, duke qenë se skuadra dibrane synon Superioren në sezonin e ardhshëm.
Klubi i Korabit ka nisur merkaton, me synimin e vetëm rikthimin mes më të mirëve të futbollit shqiptar, ndërsa në ditët e ardhshme, skuadra dibrane synon që të bëj të tjera zyrtarizime, pasi prej ditësh ka nisur kontaktet me lojtarë cilësorë që kanë qenë pjesë e ekipeve të elitës, por edhe në Kategorinë e Parë të spikatur!
E.S./Vipsport.al/