Spikati me Flamurtarin, në Gjirokastër duan të rikthejnë mbrojtësin

Luftëtarit duket e po njeh vetëm largime këtë periudhë. Madje, edhe në ditët në vijim pritet që të ketë të tjera divorce nga klubi gjirokastrit. Ngaa sa bëhet e ditur, janë lojtarë të cilët pretendojnë se kanë nga 3-4 muaj që nuk paguhen, ndërsa në klub aktualisht askush nuk i del për zot situatës.

Por, “Vipsport.al” ka mësuar se te bluzinjtë pritet që të rikthehet një futbollist mjaft i spikatur. Madje, bëhet fjalë për Ivan Jakovljeviç që ka luajtur si titullar e madje në Superiore është bërë i njohur te Flamurtari, tri sezone më parë në Superiore.

Në verën e shkuar zgjodhi që të bëhej pjesë e skuadrës së Luftëtarit, por që fati i ke e ndoqi sapo firmosi me bluzinjtë. Posi dy dëmtime të rënda radhazi dhe u detyrua që të qëndrojë larg fushave të blerta për një kohë të gjatë.

Tashmë që mbrojtësi është riaftësuar dhe me largimet e shumta në difensivën bluzi, Jakovljeviç do të ishte me të vërtetë një afrim me vlera, duke ditur eksperiencën e madhe që ka si lojtar, por edhe se e njeh mjaft mirë Superioren tonë.

E.Saliu/Vipsport.al/