Spaleti: E ardhmja? Nuk po e mendoj, jam me kujtimin që kam pasur nderin të punoj te Interi

Luçiano Spaleti në dy vitet e fundit, arriti të kualifikonte Interin dy herë radhazi në Ligën e Kampionëve, kualifikim ky që mungonte prej vitesh. Megjithatë, drejtuesit e klubit duket se kërkojnë më shumë dhe vendosën të largonin Spaletin duke ia lënë vendin Kontes.

Megjithëse u largua, Spaleti kishte mbështetjen e tifozëve por mesa duket, edhe vetë trajneri ka kujtime të bukura. Spaleti ka dhënë një intervistë për mediat italiane ku ka folur për aventurën e tij zikaltër dhe të ardhmen.

“E ardhmja? Unë jam i nderuar që kam pasur mundësinë të punoj me Interin dhe është një eksperiencë, kujtimet e së cilës do t’i mbaj fort. Nuk dua të flas në këtë moment për të ardhmen. Interi ishte një klub shumë i mirë, me tifozë fantastikë dhe ku kishte mirëkuptim”, tha mes të tjerash Spaleti. /Erjon Allaraj-VipSport.al/