S’ndalet Teuta, firmosi mbrojtësi i radhës që vjen nga Greqia

Pas Rustem Hoxhës e maqedonasit të ardhur nga Shkëndija e Tetovës, Blagoja Todorovski, duket e durrsakët nuk ndalen dhe kanë afruar një tjetër lojtarë cilësorë. Bëhet fjalë për shqiptarin me origjinë nga Gjirokastra, Aleksandër Kuro.

25-vjeçari, pozicioni i së cilit është mbrojtës i majtë, ka luajtur në Greqi në ekipe si Panionios, Iraklis Atromitos apo Apollon Smyrni. Sezonin e fundit, mbrojtësi 1.80 i gjatë, e mbylli tek Kerkyra apo Korfuzi siç njihet ndryshe.

Me Kuron duket se reparti i prapavijës, aty ku janë larguar Bicaj e Frashëri është konsoliduar duke mbuluar edhe boshllëqet e të larguarve që në sezonin e shkuar kanë qenë titullarë në Durrës.

Ndërkohë pritet që në ditët në vijim të ketë sërish ndryshime në kampin durrsak, madje mund të ketë afrime por edhe largime titullarësh, nga ata më të rëndësishmit e sezonit të shkuar që dhanë një kontribuar të çmuar në zënien e durrsakëve të një vendi në Kupat e Europës.

E.S./Vipsport.al/