Sllaven Biliç me skuadër të re, firmos për 2 vjet me klubin londinez

Trajneri i njohur kroat, Sllaven Biliç, nga sot në mëngjes është bërë me skuadër të re. Ish-trajneri i Kroacisë dhe Beshiktashit në Turqi, ka nënshkruar një kontratë dyvjeçare me ekipin londinez të Uest Bromuiç Albinion.

Bëhet fjalë për një rikthim në Angli të trajnerit kroat. Ai ka marrë përsipër një detyrë jo pak të vështira: të ngjitë VBA-në në Premier League.

Biliç ka qenë për 6 vite në krye të kombëtares kroate. Trajneri nga Spliti ka drejtuar gjithashtu për dy vite Uest Hemin në Angli, nga viti 2015 në 2017-ën, kështu që futbollin britanik e njeh mirë. Ka drejtuar edhe Beshiktashin në Turqi, Lokomotivën e Moskës në Rusi, si dhe arabët e Itihadit. Tani rikthehet në Angli, këtë herë në Championship. / vipsport.al