Skuadra u ngjit në Superiore, dëmtimet e tre lojtarëve shqetësojnë në Ballsh

Bylisi u ngjit në Superiore, por sezonin e mbylli pa tre lojtarë të dëmtuar. Bëhet fjalë për Ildi Shytin, Elis Doksanin si dhe Eljan Mehmetajn që kanë qenë pjesë e skuadrës në startin e edicionin 2018-2019. Ildi Shyti në dy muajt e fundit nuk ka luajtur me ballshiotët. Lojtari pogradecar, që më parë ka qenë edhe pjesë e skuadrës së qytetit të tij, Pogradeci ka pësuar dëmtim në rrezat  e barkut.

Në të tilla kushte duket se ndërhyrja është rruga e duhur, ndonëse lojtari ka qendruar pushim absolut. Shyti do t’i duhet në rast të ndërhyrjes të paktën edhe 6 muaj. Gjithsesi, lojtari pogradecar është dërguar nga klubi ballshiot në javët e fundit të kampionatit në fizioterapistë për kontrolle por edhe terapi individuale. Natyrisht që mbetet për t’u parë gjendja e tij.

Kujtojmë që problem në javët e fundit, pati edhe një tjetër titullar në radhët e skuadrës mallakastriote, Elis Doksani i cili u detyrua që të punojë në mënyrë intensive dhe të diferencuar për t’u rikuperuar. Mbrojtësi i Shpresave U-21 te Bylisi ka bërë paraqitje të mira në sezonin që u mbyll duke qenë edhe titullar në qendër të mbrojtjes.

Ndryshe nga Shyti, tashmë Doksani do të jetë gati…Kujtojmë që në fillim të sezonit u dëmtua edhe Eljan Mehmetaj, por që e ka kaluar tashmë dhe pritet që të nis përgatitjet bashkë me skuadrën në fillim të korrikut.

E.S./Vipsport.al/

more recommended stories