Skuadra ra nga Superiorja, një nga titullarët merr letrat!

Kastrioti ra nga Superliga vetëm në dy javët e fundit të sezonit që sapo u mbyll të Superiores. Krutanët kishin një ekip simpatik, e madje në gjysmën e dytë të sezonit ata bën një prezantim dinjitoz. Madje, në saj të këtij prezantimi ranë në sy edhe shumë futbollistë.

Pjesën më të madhe të tyre klubi i ka në kontratë dhe me shumë gjasa pritet që t’i shesë në skuadra të ndryshme të Superiores. Por, duket se nga krutanët ka edhe futbollistë të cilëve u ka përfunduar kontrata. Një prej tyre është edhe Edison Ndreca që ka spikatur si titullarë në linjën e majtë te Kastrioti.

Klubi krutan i ka dhënë dokumentacionin futbollistit kurbinas, i cili është i lirë që të lëvizë në ekipe të tjera brenda dhe jashtë vendit. Ja postimi i klubit:

E.S./Vipsport.al/