Skënderbeu qartëson opinionin për vendimin e CAS, vendimi final më datë 21 qershor

Ditën e sotme kanë qarkulluar lajme se është marrë vendimi nga CAS për Skënderbeun, teksa u pretendua se korçarët kishin humbur betejën ligjore dhe në këtë formë mbeten jashtë kompeticioneve europiane. Megjithatë, ka qenë vetë klubi i Skënderbeut që nëpërmjet faqes zyrtare në Facebook ka informuar se lajmet e përhapuara janë të pavërteta dhe se vendimi final është përcaktuar më datë 21 qershor. Më poshtë deklarata e plotë e klubit korçar:

“Duke marrë shkas nga lajmet e përhapura në lidhje me vendimin e CAS, klubi bën me dije se çdo lajm i publikuar në median e shkruar, vizive dhe online është i pavërtetë. Në korespodencën e fundit mes palëve, klubi është njoftuar se do të njihet me vendimin në datë 21 qershor. Ky është i vetmi informacion që disponon klubi në lidhje me çështjen. Çdo lloj lajmi tjetër është aludim… Lutemi të prisni me qetësi datën 21 qershor dhe njoftimin zyrtar nga klubi në lidhje me vendimin.

Me respekt,
KF Skënderbeu”, shkruhej në reagimin e Skënderbeut.