Skandali i trukimeve ne Spanjë kthehet në ndihmë për Keidi Baren

Skandali i trukimeve që ka shpërthyer në Spanjë prek indirekt edhe Keidi Baren, por në aspektin pozitiv. Federata Spanjolle mund t’;ia bëjë pak më ët lehtë rrugën drejt kthimit në La Liga futbollistit shqiptar duke i hequr nga rruga e tij në play-off një lojtar të rëndësishëm kundërshtar në duelin Deportivo-Malaga.

Ndeshja e parë mes dy skuadrave luhet sot dhe federata Spanjolle ka kërkuar që qendërmbrojtësi Inigo Lopez i Deportivo La Korunjës të mos marrë pjesë në këto ndeshje, pasi është nën hetim për manipulimin e ndeshjeve. Një ditë më parë, futbollisti pranoi se në sezonin e kaluar ndeshja mes Hueska dhe Nastiç kishte qenë e trukuar me “një pakt xhentëlmenësh” dhe se kishin pranuar premio nga rivalët.

Këto gjëra janë sigurisht të ndaluara në Spanjë ndaj Federata ka kërkuar me urgjencë nga Komisionet Disiplinore që të bllokojnë aktivizimin e lojtarit, i cili kaloi te Deportivo La Korunja në sezonin e fundit. Pritet që dënimi të hyjë në fuqi që sot, duke mos e lejuar atë të luajë ndaj Malagas së Bares në ndeshjen e parë play-off që të çon në La Liga. /vipsport.al/