Sinemati thumbon: Të shohim çfarë do ndodhë në Kupat e Europës meqë tani kemi njeri në UEFA

Opinionisti sportiv, Gëzim Sinemati, mendon se gjëja kryesore kur flitet për Kupat e Europës dhe praninë e skuadrave shqiptare atje, nuk është përgatitja teknike, por serioziteti me të cilin përballojnë ndeshjet. Ai i referohej akuzave për trukime që kanë shoqëruar shqiptarët në këto vite të fundit.

Në “Procesi Sportiv”, Sinemati lëshoi një thumbim në adresë të presidentit të FSHF-së i cili tani është tashëm pjesë e UEFA-s e cila nuk ka ngurruar të lëshojë kërcënime e dënime ndaj klubeve shqiptare.

“Halli ynë më i madh është që të dalim në Europë tamam. Halli nuk është teknikisht, por politikisht. A ka ndryshuar apo jo morali i futbollit shqiptar. Tani do të jetë momenti të shohim se çfarë ndodh se kemi edhe përfaqësues në UEFA. Ky do të jetë vitit i UEFA-s, se nuk kanë çfarë të bëjnë më në Shqipëri”, tha Sinemati. /vipsport.al/