Sina: Paraqitjet e Skënderbeut kanë ndryshuar mendimin për shqiptarët, Debreceni i fortë për Kukësin

Skuadrat shqiptare kanë njohur kundërshtarët e Europës dhe i ftuar në emisionin “Rubrika Sportive”, ish-futbollisti Elvis Sina u shpreh se shorti është i vështirë për klubet shqiptare ndërkohë që pranoi se ka ndryshuar mendimi për ekipet shqiptare. Ai shtoi se Skënderbeu ka bërë paraqitje të cilat kanë detyruar kundërshtarët të tregojnë respekt.

Shorti? Vështirë më duket edhe pse duam të kalojmë turet. Ekipet shqiptare janë të forta dhe duan të kalojnë turet por e shoh të vështirë. Ekipet e huaja nuk kanë të njëjtin mendim për shqiptarët dhe paraqitja e Skënderbeut ka bërë ta heqin. Më parë mendonin për futboll amator dhe kur vinin këtu janë eliminuar. Jemi mundur në ndeshjen e parë dhe kemi fituar më pas. Nuk duhet nënvlerësuar pasi nuk ka ekipe të dobëta por fiton ai që është më këmbëngulës.

Karabaku ka pasur ecuri të mirë por si ekip nuk është në nivelin e para dy viteve. Nuk është në nivelin që ishte pasi ka pasur largime si Agolli dhe të rinjtë nuk kanë eksperiencën e të parëve. Kam përshtypje se Partizani e ka të vështirë nga problematika që ka kaluar. Gega është trajneri kampion dhe çfarë do që flasin, ka marrë titullin. Karabaku ka pasur sukses në Champions dhe Europa League por është ndeshje për t’u parë.

Debreceni? Kemi luajtur me ekipe hungareze dhe kushtet ishin të mira prandaj them se niveli i futbollit hungarez është më i mirë se yni. Kukësi e ka të vështirë edhe pse e ka mbyllur në vendin e tretë Debreceni dhe është ekip i fortë për Kukësin.

Tirana? E kemi diskutuar dhe nuk ka pasur lojtarë me nivel, por ka pasur edhe shumë dëmtime. Kam përshtypjen se 90% e ekipit duhet rinovuar pasi mbrojtja, mesfusha dhe sulmi janë problem. Afrimet e bëra janë cilësore, por të huajt nuk i njoh mirë. Më bëhet qejfi për Bathën. Është komentuar shumë nga tifozët dhe ka qenë pjesë e akademisë së Tiranës por e larguan dhe i thanë se nuk ka vend. Ishte diçka jo siç duhej por ka treguar se është potencial me egon që ka dhe i hyn në punë Tiranës për atë që jep në fushë. Për mbrojtjen është herët akoma por kam përshtypjen se me lëvizjet që bëhen, presidenti me stafin e kanë marrë seriozisht dhe shpresoj që të ketë dy “11” dhe të jetë e vështirë për trajnerin që të zgjedhë”, tha Sina. /VipSport.al/