Silesen përfundon te Valencia, Barcelona ideon shkëmbimin me Neto

Jasper Silesen edhe këtë sezon nuk ka gjetur hapësirat e nevojshme në formacionin e Ernesto Valverdes te Barcelona. Gardiani holandez ka qenë zgjedhje e dytë, teksa gjithnjë portier i parë është konsideruar gjermani Mark Andre Ter Shtegen.  Silesen ka qenë i aktivizuar vetëm në Kupën e Mbretit.

Megjithatë, gardian nuk dakordësuar aspak me këtë preferencë të teknikut, teksa është pranë një transferimi te Valencia. 30-vjeçari do të kishte mundësin për të marrë rolin e titullarit, ndërsa nga ana tjetër do të spostonte portierin aktual, Neto.

Por, për brazilianin duket se mund të ideohet një shkëmbim mes Barcelonës dhe Valencias duke qenë se të dy vlerësohen rreth 30 milionë euro. Në këtë mënyrë, të dyja klubet do të dilnin të kënaqura nga tratativa. Megjithatë, mbetet për t’u parë nëse neto do të pranojë të transferohet te katalanasit ku e pret stoli. Sakaq, pavarësisht situatës së Netos, Silesen do të transferohet te Valencia.

/Egi Çabeli-VipSport.al/