Shqipërinë U17 e ndëshkon një shqiptar, kuqezinjtë munden nga Maqedonia e Veriut

Shqipëria U17 ka pësuar ditën e sotme një humbe me rezultatin 1-0 në ndeshjen miqësore të zhvilluar ndaj fqinjëve të Maqedonisë së Veriut. Të besuarit e trajnerit Elvin Beqiri janë ndëshkuar shumë shpejt, duke qenë se në minutën e dytë të takimit, Behar Feta që aktivizohet me maqedonasit ka arritur të konvertojë në gol një penallti.

Takimi është luajtur në qytetin e Ohrit, ku kuqezinjtë kanë mundur të krijojnë raste por pa e gjetur rrugën e rrjetës. Kuqezinjtë kanë një mundësi për hakmarrje duke qenë se në datën 7 qershor, do të luajnë sërish ndaj Maqedonisë së Veriut në stadiumin “Skënderbeu” të Korçës.

Në këtë ndeshje, në fushë për kuqezintjë zbritën këto futbollistë: Rroku (c), Cehu, Zalli, Morina, Hoti, Janaqi, Sula, Mata, Mahmuti, Lusha, Dervishi. /Erjon Allaraj-VipSport.al/