Shqipëria U16 e nis turneun me dy ndeshje në ditë, barazon të parën ndaj SPAL

Shqipëria U16 po merr pjesë në një turne ndërkombëtar të quajtur “Etlinger 2019” dhe ë po mbahet në Kroaci. Kuqezinjtë e drejtuar nga Elvis Sina, e kanë nisur sot aventurën në këtë turne duke barazuar me rezultatin 2-2 ndaj SPAL-it.

Skuadra italiane ka arritur të gjejë golin në pjesën e parë ndërkohë që në të dytën kanë dyfishuar rezultatin ndërkohë që kuqezinjtë kanë ditur të reagojnë mirë. Bajraktari në minutën e 48 dhe më pas Maksuti në minutën e 56 kanë arritur të barazojnë rezultatin në 2-2.

Me këtë barazim, e ka nisur Shqipëria turneun ndërkohë që po sot luan një tjetër ndeshje. Në orën 16:00, kuqezinjtë do të vihen përballë Dinamo Brestit ku do të synojnë që të marrin edhe fitoren e parë. /Erjon Allaraj-VipSport.al/

Formacioni titullar:

Lena, Kreka, Stafa, Halili, Cipi, Kurbasha, Ajazi, Bajraktari, Kote, Neziri, Cela.