“Shpërthen” sulmuesja e Brazilit: Ndeshja nuk është 90 minuta, qani në fillim që të qeshni në fund (VIDEO)

Brazili i dha lamtumirën Kupës së Botës për femra duke u mundur nga Franca me rezultatin 2-1 pas kohës shtesë. Në përfundim të ndeshjes, sulmuesja 33-vjeçare e Brazilit, Marta ka reaguar ashpër ndaj skuadrës së saj duke iu bërë me dije lojtareve se ndeshja nuk është vetëm 90 minuta. E cilësuar si futbollistja më e mirë në histori, Marta ka kërkuar nga futbollistet që të jenë më kërkuese.

“Është të duash më shumë, të stërvitesh më shumë, të shohësh për më shumë te vetja jote. Duhet të luash për 90 minuta dhe më pas 30 minuta të tjera. Kjo është ajo që po u kërkoj vajzave.

Nuk do të ketë gjithmonë një Formiga, nuk do të ketë një Marta, nuk do të ketë një Kristiane gjithmonë. Futbolli i femrave varet te ju. Mendoni për të, vlerësojeni! Qani tani dhe vetëm kështu mund të qeshni në fund”, tha Marta pas ndeshjes. /Erjon Allaraj-VipSport.al/