Shorti i Ligës së Europës, ja kush janë kundërshtarët izraelit të Laçit

Verdikti i dalë nga goglat e hedhura në Nion të Zvicrës për turin e parë të Ligës së Europës, nuk ka qenë shumë favorizues për skuadrën e Laçit. Kurbinasit duhet të përballen me skuadrën izraelite të Hapoel Ber Sheva, e cila duhet thënë se ka koleksionuar një eksperiencë të madhe në kompeticionet europiane, teksa ka marrë pjesë në grupet e Europa League më parë, madje ka mposhtur edhe Interin.

Klubi izraelit është themeluar në vitin 1947 dhe më pas prej vitit 2007 ka si presidente biznesmenen Alona Barkat. Ndërkohë, trajneri i skuadrës izraelite është Barak Bakar, ndërsa në sezonin e fundit klubi e përfundoi kampionatin në vendin e tretë të renditjes. Stadiumi i skuadrës njihet si Turner Stadium dhe ka një kapacitet prej 16.126 vendesh, stadium të cilin klubi e përdor prej sezonit 2015-2016.

Deri më tani klubi ka fituar pesë herë titullin kampion, një herë Kupën dhe 4 herë Superkupën. Së bashku me skuadrën e Beitarit të Jeruzalemit janë ekipet e para që kanë luajtur në kompeticionet europiane. Ndërsa, me Hapoel Tel Aviv janë skuadrat e para që kanë luajtur së bashku në Kupën UEFA.

 

/Egi Çabeli-VipSport.al/