Shorti i Champions League, ja kush janë rivalët e Shkëndijës së Tetovës

Ditën e sotme është hedhur shorti i turit të parë eliminator për Champions League. Pjesë e shortit ishte dhe skuadra shqiptare e Shkëndijes së Tetovës. Goglat iu kanë rezervuar tetovarëve një kundërshtar të kalueshëm, teksa do të luajnë dy takime përballë rivalëve nga Estonia, skuadrës së Nome Kalju. Por në një vështrim më të thelluar, kundërshtarët e Shkëndijes nuk kanë një histori të madhe në kompeticionet europiane.

Sa i përket kompeticionit të Champions League, kjo është hera e dytë për estonezët që kualifikuan, hera e parë ishte në vitin 2014. Ndërsa, si ekip Nome Kalju është themeluar në vitin 1997, teksa fillimisht është njohur me emrin Nome Jalgpalliklubi Kalju, ndërsa është klub i kryeqytetit, Talin. Ndërkohë, po në vitin 2014 ka ndryshuar , duke mbajtur emrin me të cilin njihet ditët e sotme, Nome Kalju. Sa i përket historisë në kampionat, më së shumti është një skuadër e cila ka milituar në ligat inferiore, ndërsa është pjesë e elitës prej vitit 2011.

Ndërkohë, ka arritur të fitojë dy herë kampionatin, ndërsa ka koleksionuar edhe një Kupë dhe Superkupë. Presidenti i ekipit është Kuno Tehva, ndërsa trajneri i tyre është rusi, Sergej Frantsev. Ndërkaq, ndeshjet e shtëpisë Kalju i luan në stadiumin Hiuu Stadion të Talinit. Stadiumi është inauguruar në vitin 1923 dhe është rikonstrukturuar në vitin 2002 dhe 2006 dhe mund të mbushet deri në 3000 vende, edhe pse kapaciteti zyrtar është 650 vende.

/Egi Çabeli-VipSport.al/