Shkëndija zyrtarizon lëvizjet, rinovon dhe më pas largon sulmuesin nga skuadra

Shkëndija e Tetovës ka zyrtarizuar sot lëvizjet e fundit në merkaton e verës dhe ashtu siç ishte bërë publike më parë, Izair Emini i ka dhënë lamtumirën kuqezinjve. Sakaq, një tjetër lëvizje është bërë edhe me sulmuesin Besmir Bojku i cili nuk po arrin të gjejë hapësira te tetovarët.

Kështu, sot ka rinovuat kontratën e tij edhe për 3 vite me të drejtë rinovimi edhe për një vit tjetër, ndërkohë që është marrë edhe një vendim i dytë për të. Bojku do të huazohet në kampionatin e Kosovës dhe do të luajë deri në fund të sezonit me Feronikelin.

Lajmi u bë i ditur nga vet faqja zyrtare e klubit shqiptar që njofton edhe për afrimin e 4 futbollistëve nga ekipi i të rinjve, të cilët kanë firmosur kontrata profesioniste me Shkëndijën e Tetovës. /Erjon Allaraj-VipSport.al/