Shkëndija sfidon vapën dhe rivalët estonezë, ja orari kur do zbresin në fushë tetovarët

Kampionët e Maqedonisë, Shkëndija e Tetovës do të marrë pjesë në turin e parë eliminator të Ligës së Kampionëve teksa goglat e shortit i rezervuan përballjen me skuadrën estoneze të Nome Kalju. Tetovarët në këtë takim do të nisen si favoritë ndërsa është mësuar edhe orari në të cilin do të zbresin në fushë në dy takimet e Champions League.

Ndeshjen e parë, Shkëndija do ta luajë në transfertë, teksa më datë 9 korrik do të zbresë në fushë në orën 18:00. Sa i përket takimit të kthimit më datë 16 korrik, tetovarët do ta nisin takimin në orën 17:00, në stadiumin e Shkupit. Një orar që parashikohet të ndikojë edhe në lojë për shkak të vapës.

Megjithatë, tetovarët janë përgatitur për të marrë kualifikimin, ndërsa në rast se gjithçka shkon sipas parashikimeve, atëherë Shkëndija do të ndeshet në turin e dytë të Ligës së Kampionëve me fituesen e çiftit, Sarajevo-Sëlltik.

/Egi Çabeli-VipSport.al/