Shkaktoi rrëmujë te Milani: Nuk kam zgjidhje tjetër përveç se të largohem, nuk kuptohesha me Gatuzon

Milani ka vendosur ta kthejë te Çelsi mesfushorin Timo Bakajoko. Futbollisti i kuqezinjve këtë sezon nuk ishte në nivelin e pritshmërive ndërsa edhe sjellja e tij ka bërë që drejtuesit e kuqezinjve të mos e marrin parasysh transferimin e tij përfundimtar në ‘San Siro’.

Edhe vetë Bakajoko në një intervistë për L’Equipe, ka pranuar se në sezonin e ardhshëm do të largohet, ndërsa shprehet se është i hapur të shohë projekte të reja edhe pse ka kontratë me Çelsin, ndërkohë që preferoi të mos fliste shumë për Gatuzon. “ Duhet të largohem, nuk zgjedhje tjetër. Kam edhe tre vite në kontratë me Çelsin dhe për tashmë është projekti më i mirë i mundshëm.

Por, do të dëgjojmë edhe propozime të tjera. Një trajner që do të dëshiroja të punoja është Konte. Edhe Alegri ka të njëjtin stil loje. Me Gatuzon nuk kuptoheshim, ishte një raport i komplikuar. Por, nuk kam dëshirë të flas për të”, tha Bakajoko.

/Egi Çabeli-VipSport.al/