Shëtiti në tërë Superioren, provoi edhe Kosovën, shkodrani rikthehet në shtëpi

Ansi Nika ka luajtur që në moshën 19-vjeçare me kuqeblutë në elitë pas një sezoni si i huazuar te Ada pasi kishte dalë nga moshat kuqbelu. Më pas ka provuar që të luajë me Teutën, kukasin, laçin, Tiranën,  por edhe Gjilanin në Kosovë së fundmi.

Me sa duket, Nika mendon se ka ardhur momenti që të rikthehet dhe të kontribuojë në “shtëpinë” e vet. Ansi Nika ka qenë një nga mesfushorët e spikatur në elitë pak vite më parë. tashmë pritet që të ketë një bisedë mes tij dhe krerëve të klubit kuqeblu që ai të ulet dhe të firmosë në Shkodër.

Ansi Nika luan si mesfushor i avancuar nga të dyja krahët e sigurisht që eksperienca e tij do t’i shërbej Vllaznisë në elitë, ndonëse për Nikën ka edhe oferta nga skuadra të tjera të elitës dhe jo vetëm…!

E.S./Vipspsort.al/