Shënoi dy gola me ekipin kombëtar, Lukaku i kërkon falje kundërshtarit

Belgjika arriti të merrte një fitore të rëndësishme duke mundur me rezultatin e pastër 3-0 skuadrën e Skocisë. Protagonist në këtë fitore ishte Romelu Lukaku që arriti të shënonte dy gola duke bërë gjithçka më të lehtë për “djajtë e kuq”. Përballë Lukakut ishte ish-trajneri i tij në kohën kur ai aktivizohej te Uest Broum, Stiv Klark.

Në përfundim të ndeshjes, Lukaku e ka takuar ish-trajnerin e tij duke i kërkuar edhe falje për golat e shënuar. Këtë e ka zbuluar vetë trajneri në një prononcim pas ndeshjes duke u shprehur se Lukaku është një njeri pozitiv dhe një karakter interesant.

“Me Lukakun kisha një përqafim në tunel dhe më kërkoi falje për golat e shënuar. Lumaku është një karakter fantastik dhe më pëlqente kur punoja me të. Kur ishte me mua, ishte i ri dhe është rritur shumë që nga ajo kohë duke u kthyer në golashënues dhe duke luajtur në disa klube të mëdha. Fola me të në korridor dhe kuptova se do që të bëhet edhe më i mirë”, tha trajneri Klark. /Erjon Allaraj-VipSport.al/