Sfida për të fituar një duel me Romën, Kukësi dhe Debreceni përcaktojnë orarin e ndeshjes

Kukësi do të marrë pjesë në turin e parë eliminator të Ligës së Kampionëve teksa nga goglat e shortit verilindorët duhet të përballen me hungarezët e Debrecenit. Ndërkohë, skuadra nënkampione e Shqipërisë ka nisur përgatitjet për ndeshjen europiane.

Sfidën e parë skuadra e Kukësit do ta luajë në transfertë më datë 11 korrik në orën 19:00. Ndeshja do të luhet në stadiumin e Debrecenit, ‘Nagierdei Stadium’, me një kapacitet prej 20.340 vendesh. Sakaq, takimi i kthimit pas një jave në Shqipëri është përcaktuar në orën 20:00, teksa ende nuk është vendosur stadiumi, në të cilin Kukësi do të presë Debrecenit, nëse sfida do të zhvillohet në Shkodër apo Elbasan.

Sakaq, ekipi fitues i kësaj përballje do të ketë mundësinë për t’u ndeshur me Romën në turin e dytë eliminator. Një takim prestigjioz që do t’i vlente shumë Kukësit nga pikëpamja imazhit dhe marketingut.

/Egi Çabeli-VipSport.al/