Serxhio Ramos i pandalshëm, vetëm 10 lojtarë kanë shënuar më shumë se ai në histori

Serxhio Ramos është kapiteni i Spanjës, por njëkohësisht edhe lideri i padiskutueshëm i cili po mban në krahë ekipin e Luis Enrikes. Ai është kthyer në vitet e fundit në golashënuesin kryesor të skuadrës dhe këtë e tregon statistika mbresëlënëse e 7 golave të shënuar në 8 takimet e fundit.

Vetëm David Vija ka bërë më mirë me 10 gola në 11 ndeshje, por kjo e Ramos është shumë më e veçantë, pasi ai është një mbrojtës qendre. Sot, kapiteni I Spanjës gjeti rrjetën me penallti përballë Suedisë, duke u konfirmuar i pagabueshëm pasi ka realizuar me sukses të 13 penalltitë e fundit që ka goditur (klub e kombëtare).

Ky ishte goli i 20 i tij me Spanjën, duke qenë tashmë golashënuesi i 11 në historinë e. Mishel (21), Salinas (22), Butragenjo dhe Morientes (27), Hierro (30), Silva (35), Torres (39), Raul (44) dhe David Vija (63) janë ata që e kalojnë në historinë e futbollit spanjoll.

Në fakt, shifrat e tij duhej të ishin përmirësuar po sot, por Ramos vendosi që penalltinë e dytë që fitoi Spanja, t’ia linte Moratas, i cili kalonte një moment të vështirë në karrierë, dukë hequr dorë vetë nga mundësia që të bëhej golashënuesi i 10 më i mirë në historinë e Spanjës. /vipsport.al/