Serbët konfirmojnë prapambetjen e tyre, djegin flamurin e Kosovës dhe kore kundër shqiptarëve

Është e njëjta histori sa herë tifozeria serbe mbush stadiumin, apo në këtë rast arenën e basketbollit. Të gjithë fillojnë koret raciste kundër shqiptarëve. Kështu ka ndodhur edhe në ndeshjen e basketbollit mes Crvena Zvezdës dhe Partizanit të Beogradit, e cila u shfrytëzua nga ultrasit për të shfaqur edhe një herë tjetër prapambetjen e tyre nacionaliste.

Ndërkohë, që këtë herë inatin e kishin edhe me Malin e Zi, i cili pranoi të luante kundër përfaqësueses së Kosovës në eliminatoret e Euro 2020.  Madje, në atë ndeshje trajneri dhe disa lojtarë serbe nuk pranuan të zbrisnin në fushë kundër Dardanëve.

Dhe në këtë takim të basketbollit nuk munguan edhe thirrjet kundër malazezëve. Ndërkohë, përveç thirrjeve të ultrasve, është djegur dhe flamuri i Kosovës. Një ngjarje e rëndë, e cila duhet ndëshkuar dhe nuk duhet anashkaluar, pasi racizmi është një akt i shëmtuar dhe i përsëritur në disa raste nga serbët.

/Egi Çabeli-VipSport.al/