Sarri: Juventusi është klubi më i rëndësishëm në Itali, objektiv Champions-i

Ditën e sotme ishte prezantimi zyrtar i Mauricio Sarrit si trajner i Juventusit. Në konferencën për shtyp, tekniku u shpreh se të jesh pjesë e bardhezinjve është një sensacion i fortë, pasi Juventusi është klubi më i rëndësishëm në Itali, ndërsa shtoi se Champions-i mbetet objektiv.

“ Në Premier League, te Çelsi, ishte shumë mirë, por më pas ndjeva dëshirën për t’u rikthyer në Itali. Dhe Juventusi, klubi më i rëndësishëm në Itali, më dha këtë mundësi. Ishte një ndjesi e fortë kur më kontaktoi Juventusi, nuk kam parë asnjëherë një shoqëri të jetë kaq e determinuar për të marrë një trajner.

Duhet të fillojmë të mendojmë për Champions League, por duhet të dimë se ka një koeficient të lartë vështirësie dhe rezultati mund të jetë edhe ndryshe. Duhet të kemi objektivin për të fituar por edhe duhet të dimë se janë gjithashtu se janë edhe 8 apo 9 skuadra të tjera me të njëjtin qëllim si ne”, tha Sarri.