Samuel Eto këshillon Salah: Duhet të shkojë në Spanjë, do ishte maksimumin

Mohamed Salah është lidhur shpesh me një transferim drejt kampionatit spanjoll teksa ka pasur kërkesa nga dy klubet më të mëdha si Reali apo Barcelona. Për të ardhmen e egjiptianit, ka folur së fundmi edhe Samuel Eto, i cili La Ligan e njeh mirë për shkak të kaluarës së tij te Real Madrid dhe Barcelona, edhe pse me ‘Los Blancos’ nuk arriti të ishte i rëndësishëm.

“ Reali më dha mundësinë për t’u larguar nga Afrika, por unë e njoh mentalitetin e Barcelonës dhe mendoj se do të ishte maksimumi për Salah. Nëse do të ketë mundësinë për të luajtur në një prej kampionateve më të mirë në botë, dhe Spanja është një prej tyre, atëherë duhet të firmosë për Barcelonën”, tha Eto.

Megjithatë, Salah duket se e ka vendosur edhe këtë sezon ta kalojë në Angli, me fanellën e Liverpulit dhe të shijojë statusin e kampionit të Champions League, teksa ishte një nga lojtarët më të rëndësishëm të të kuqve për triumfin në Europë.

/Egi Çabeli-VipSport.al/