Salihi tregon sekretin para ndeshjes: Ja çfarë u thamë sulmuesve për t’i shënuar Moldavisë!

Hami Salihi, në prag të ndeshjes ka treguar atmosferën kuqezi dhe bisedat që ka pasur me skuadrën në prag të sfidës me Moldavinë. “Këtë pak kohë që kemi pasur në dispozicion për t’u përgatitur na ka shërbyer për të rikuperuar anën psikologjike, por edhe anën fizike. Djemtë pas ndeshjes me Islandën e kanë kuptuar që duhet të fokusohen te Moldavia. Besoj se do të japim 100% dhe të përqendruar të bëjmë më të mirën për ta fituar ndeshjen”.

“Duhet që të jemi më agresivë dhe sulmuesit duhet që të jenë më afër portës për të shënuar. Kam diskutuar me sulmuesit, ndeshjet ndryshojnë nga njëra-tjetra. U kemi treguar të gjithë lojtarëve jo vetëm sulmuesve për pikat e dobëta dhe të forta të kundërshtarit”.

Në fund, sulmuesi shkodran një nga më të mirët në historinë e kuqezinjve deri më tani ka shtuar se: “Shpresojmë shumë që ata të bëjnë më të mirën e tyre dhe ta fitojmë ndeshjen sot sepse luajmë në fushën tonë. Duhet që të nisim edhe kthesën me rezultate, sepse shenjat e lojës së mirë i dhamë që në ndeshjen ndaj Islandës”, – tha Hamdi Salihi i cili tashmë është “krahu i djathtë” i trajnerit Edi Reja në stolin kuqezi.

E.S./Vipsport.al/

more recommended stories