Salah nuk është për t’u shitur, Liverpuli refuzon ofertën stratosferike të Juventusit dhe Realit

Mohamed Salah është i paprekshëm për Liverpulin. Sulmuesi egjiptian edhe në këtë sezon tregoi se është ai lideri i skuadrës, me të cilën në fund u shpall edhe fitues i Ligës së Kampionëve. Salah, e tregoi këtë jo vetëm me golin në finale por edhe gjatë rrugëtimit, ndërsa në kampionat u shpall edhe golashënuesi më i mirë, falë 22 golave, së bashku me shokun e tij të skuadrës, Mane dhe Agueron.

Sigurisht, për Salah ka një interes të madh nga klubet europiane, të cilat ëndërrojnë shërbimet e 27-vjeçarit. Së fundmi, sipas asaj që raportohet nga Anglia, të kuqtë kanë refuzuar 150 milionë paund nga Juventusi dhe Real Madridi.

Një shifër stratosferike, megjithatë anglezët nuk janë menduar dy herë për të refuzuar si italianët ashtu edhe spanjollët. Në këtë vendim ka të bëjë edhe mendimi i Salah, i cili të paktën për këtë sezon nuk kërkon të lëvizë nga ‘Anfield’, ku do të kërkojë edhe triumfin në Premier League.

/Egi Çabeli-VipSport.al/