Rrëfimi shokues i arbitrit italian: Isha me kancer por e mposhta, gjykova ndeshje një ditë para operacionit

Paolo Silvio Maxoleni është një emër i rëndësishëm i arbitrimit në Itali. Gjyqtari pas shumë viteve në Serie A, këtë sezon vendosi të tërhiqej duke i dhënë fund karrierës së tij. Ndërkohë, vetë arbitri në prezantimin e autobiografisë së tij, ka rrëfyer se në vitin 2012 ishte diagnostifikuar me kancer. Maxoleni tregon se një ditë para se të kryente operacionin, kishte zbritur në fushë për të drejtuar një ndeshje mes Fiorentinës dhe Udinezes, ndërsa një peshë të madhe ka pasur edhe gruaja e tij.

“ Në vitin 2012 mposhta kancerin. Më 8 shkurt të 2012, isha në fushë për Kupën e Italisë, në ndeshjen Milan-Juventus. Gruaja ime më kapi për dore dhe më bindi të vazhdoja. Një ditë para operacionit, të dielën, arbitrova ndeshjen mes Fiorentinës dhe Milanit, ndërsa të nesërmen, të hënën, u operova në Institutin e Tumorit në Milano.

Ndërkohë, të mërkurën refuzova ndryshimin e e disenjatorit Stefano Braski, pasi për mua arbitrimi është një zgjedhje e mënyrës së të jetuarit. U gëzova 3 vite më vonë nga lindja e djalit tim Rikardo”, tha Maxoleni.

/Egi Çabeli-VipSport.al/