Rrëfimi i trajnerit të ri Lerda: Partizani një tren për të mos u humbur, eksperiencë kulturore

Franko Lerda prej pak ditësh është emëruar në stolin e Partizanit, teksa ka trashëguar postin e lënë vakant nga ish-tekniku Skënder Gega. Italiani ka nisur menjëherë punën, pasi të kuqtë do të luajnë në turin e parë eliminator të Ligës së Kampionëve, ndaj kampionëve të Azerbaxhanit, Karabak. Partizani aktualisht është duke zhvilluar fazën përgatitore në Slloveni, ndërsa trajneri Lerda ka folur në një intervistë për La stampa, teksa është shprehur se kishte një dëshirë të madhe për t’iu rikthyer trajningut, ndërsa shtoi se kjo eksperiencë edhe kulturore.

Firma me Partizanin: “ Të hënë kemi arritur akordin dhe më pas nisa punën me futbollistët e mi të rinj. Koha është e vogël. Duhet të përgatisim ndeshjen e Champions League kundër Karabakut dhe duhet të jemi gati”.

Mundësia për të trajnuar Partizanin: “Po, e kam diskutuar edhe me familjen dhe nuk doja ta humbisja këtë tren. Një eksperiencë jashtë vendit është motiv rritje, por edhe kulturore për mua. Dua të luaj shanset e mia”.

Objektivi me Partizanin: “Partizani ka si objektiv për të kaluar turin, çka do të sillte edhe më shumë të ardhura financiare. Ndërsa, do të shërbente edhe për t’i kthyer një imazh të madh Shqipërisë”.

Përgatitjet për sfidën: “ Prej të martës jemi në grumbullim në slloveni. Do të qëndrojmë këtu deri më datë 2 korrik, më pas do të stërvitemi në Tiranë. Në debutim na qëlloi një skuadër e cila është më e mësuar se ne të fitojë. Por kam besim, impresioni i parë është pozitiv. Skuadra nuk është akoma e kompletuar, por po kërkojmë të kompletojmë organikën për të qenë sa më shumë konkurrues”.

Nga Seria C te Partizani në Champions: “ Më parë janë raundet eliminatore. Dy ndeshjet me Karabak dhe ndërmjet datës 9 dhe 16 korrik luajmë kalimin e turit”, tha Lerda.