Roshi: Kam rrezikuar nga dëmtimi, por i lumtur që u ktheva me asist

Odise Roshi ka lënë pas dëmtimin dhe është kthyer të jetë një shigjetë në krah. Fieraku ishte vendimtar në këtë ndeshje teksa mori krahun në rastin e golit të parë, ndërsa në prononcimin për RTSH, u shpreh se edhe më parë ka luajtur në krahun e majtë.

“Jam shumë i lumtur që erdha me asist dhe me fitore ndaj Moldavisë. Ka kaluar një periudhë e gjatë dëmtimi dhe kam rrezikuar shumë por jam i lumtur që erdhi fitorja.

Ndryshim krahu? Kam luajtur edhe në krahun e majtë dhe megjithëse krahun e djathtë kam timin, sërish bëra mirë. Kam folur me trajnerin dhe i kam parë ndeshjet.

Kam dashur t’ia jap Cikalleshit, por më pas mu kthye sërish dhe shkoi te Cikalleshi që shënoi”.

Roshi hajmali? “Jo nuk e kam menduar ndonjëherë, por njerëzit ma thonë shpesh”, tha Roshi.