Rivali i Teutës mundet keq në kampionat, ka mbrojtjen më të dobët në Letoni

Te Teuta kanë arsye pse të shpresojnë se mund të kalojnë turin e parë të Ligës së Europës. Skuadra durrsake do të përballet me letonezët e Ventspils dhe me sa duket këta të fundi janë larg asaj që kanë shfaqur në edicionit e mëparshme.

Sot, Ventspils regjistroi humbjen e dytë radhazi në kampionat, të 6-ën në 16 ndeshje, duke u mposhtur nga skuadra e Liepaja me rezultatin e thellë 4-0. Kjo Ishte një paraqitje e cila konfirmoi problemin më të madh të kësaj skuadre në sezonin aktual, atë të pësimit të shumë golave.

Në fakt, me goleadën e pësuar sot, Ventspils ka çuar në 25 numrin e golave të pësuar në 16 javë kampionat, duke pasur mbrojtjen me të dobët në Letoni. Skuadra gjendet në vendin e 6 në renditje me 20 pikë, por as dy skuadrat që mbajnë pozicionet 8 dhe 9 që të zbresin nga kategoria nuk kanë pësuar kaq gola sa ka pësuar kundërshtari i Teutës deri më tani, /vipsport.al/