Rikthimi më i bujshëm në historinë e Juventusit, Bufon do jetë portieri… i dytë

Xhixhi Bufon mund të kthehet te Juventusi për të kaluar aty vitin e tij të fundit si futbollist para se të varë dorashkat në gozhdë. Lajmin e jep “Sky Sport: i cili flet për bisedime të avancuara mes palëve në atë që do të ishte kthimi më i bujshëm në historinë e Juventusit.

Sipas asaj që raportojnë në Itali, portieri është gati që të luajë rolin e zëvendësit të Vojçieç Shçzesnji në edicionin e tij të fundit si futbollist profesionist. Bufon kërkonte një skuadër të denjë për të luftuar për Ligën e Kampioneve por me PSG që i mbylli derën, nuk gjen alternativa të tjera kaq cilësore.

Ndaj ka lindur edhe ideja për t’u kthyer te Juventus, edhe pse është i ndërgjegjshëm se nuk do të ketë një rol protagonisti atje. Sipas mediave italiane, i vetmi kusht është që Juventus të shesë Matia Perin, pasi për të nuk do të kishte më hapësira me kthimin e Bufon në ekip.

Në mbyllje të sezonit 2019-2020, sido që të shkojnë gjërat, Bufon ka vendosur të tërhiqet nga futbolli i luajtur dhe të pranoj ofertën që i ka bërë prej kohësh Juventusi për ta bërë pjesë të stafit drejtues në klub. /vipsport.al/