“Rikthehet” biondja e Championsit: Duan të flirtojnë, më kanë shkruar futbollistët e Liverpulit

Finalja e Ligës së Kampionëve e këtij sezoni do të mbahet mend për incidentin në mesin e pjesës së parë kur një bionde hyri në fushën e blertë duke marrë vëmendjen e të gjithë të pranishmëve në stadium. Modelja ruse e bëri këtë “pushtim” për të reklamuar veshjet intime të të dashurit të saj.

Fama e marrë pas atij incidenti, ka kaluar çdo kufi dhe duket se tashmë janë shtuar shumë edhe fansat karshi saj. Në një intervistë për “The Sun”, modelja ruse u shpreh se po i shkruajnë shumë persona dhe mes të tjerëve edhe futbollistë të Liverpulit të cilët ishin të pranishëm në fushë.

“Nuk dua të përmend emra, por mund të them se disa futbollistë të Liverpulit më kanë dërguar mesazhe për të flirtuar. Njëri më dërgonte figurën e zemrave, ndërsa njëri më ka shkruar: “Përshëndetje, të pashë gjatë ndeshjes”. Të them të drejtën nuk i njihja kush janë deri sa pashë profilin e tyre. Megjithatë, nuk u përgjigja për shkak se kam të dashur”, tha modelja. /Erjon Allaraj-VipSport.al/