Riberi e ka të qartë të ardhmen: Jam i uritur, mund të luaj edhe dy sezone në një klub të madh

Frenk Riberi vendosi pas 12 viteve të largohej nga Bajerni i Mynihut, teksa në sezoni e fundit u penalizma ndjeshëm nga dëmtime të cilat e shoqëruan përgjatë gjithë vitit. Megjithatë, tashmë duket se Riberi ndjehet mirë dhe në një intervistë të fundit shprehet se për sa kohë të ndjehet mirë, atëherë do të vazhdojë, ndërsa shtoi se mund të luaj në një klub të madh edhe për dy vite.

“ Për sa kohë mendoj se kam një nivel të lartë në kokën time dhe këmbët e mia, atëherë do të vazhdoj. Mund të luaj ende për një klub të madh. Jam akoma i uritur dhe dua të vazhdoj edhe për dy sezone. Besoj se ende mund të përballoj një sfidë të madhe.

Kur erdha në fillim te Bajerni, klubi nuk kishte renditje të mirë dhe nuk kishte fituar Champions League. Kur unë ika pas 12 viteve, u largova me 13 tituj”, tha Riberi. Për francezin ndërkohë ka pasur interes nga klube të ndryshme, teksa të fundit ishin të sapongjiturit në Premier League, Shefilld Junajtid.