Rexhinaldo dhe lamtumira ndaj Kukësit, mesazh për Gjicin dhe klubin verilindor

Lamtumirë dhe falënderime për Kukësin. Ky ka qenë mesazhi më i fundit i sulmuesit Rexhinaldo, i cili me një status të gjatë në rrjetet sociale, ka bërë bilancin e këtij sezoni që sapo u mbyll për të duke i vënë edhe vulën largimit nga Superiorja, por duke lënë gjithçka të hapur pasi kishte shumë oferta të tjera.

“Mbaroi sezoni dhe çfarë mund të them? Ishte sezon im më i mirë, shënova 21 gola si në sezonin e kaluar në të gjitha kompeticionet, si në ato kombëtare, europiane dhe me Kombëtaren.

Përveçse isha golashënuesi më i mirë i kampionatit, isha edhe shënuesi më i mirë në Kupë, të cilën e fituam gjithashtu. U ktheva në shtëpi i lumtur dhe me objektivin e realizuar. Vetëm un e di se sa kam luftuar për të fituar të gjitha këto.

Sezoni do të ishte perfekt nëse do të kishim fituar kampionatin apo të kualifikoheshim me përfaqësuesen në Kupën e Kombeve që aq shumë e dëshirojmë.

Kontrata ime me Kukësin mbaroi. E ardhmja ime është e hapur dhe do vendos bashkë me familjen time me qetësi. Është e qartë që kam shumë propozime, por të ardhmen e di vetëm Zoti.

Shumë faleminderit Kukësit për mundësinë që më dha, sidomos presidenti Safet Gjci, profesor Ernest Gjoka dhe ndihmësve të tij, trajnerëve Ermal, Faton, mister Hallaçit, drejtorit sportiv Nexhipi dhe qartësisht kolegëve të mi dhe të gjithë pjesëtarëve të administratës e shpresoj që të mos kem harruar ndonjë. Shumë faleminderit.

Tifozëve të mi dhe atyre të klubit, shumë faleminderit për mbështetjen, pa ju nuk do të ishte e mundur dhe kam luftuar për të fituar këto të gjitha për ju, për familjen time dhe gjithçka që më jep një shtysë”, ishin fjalët e Rexhinaldos në këtë status të tij. /vipsport.al/

more recommended stories