Reali zyrtarizon blerjen e radhës, do t’i zërë vendin Marcelos

Real Madrid ka zyrtarizuar sot në darkë blerjen e futbollistit të radhës që do të jetë pjesë e cikli të ri që po ndërtohet nën drejtimin e Zinedin Zidan. Bëhet fjalë për mbrojtësin e majtë francez Ferland Mendi, për të cilin ishte prej kohësh në bisedime me Lionin.

Zidan mendon se bashkëkombësi i tij është lojtari ideal për të rivalizuar ame Marcelon në krahun e majtë të prapavijës dhe të mësojë sa më shpejt që t’i zërë vendin brazilianit i cili do ta nise edicionin si zgjedhje e parë. Futbollisti ka nënshkruar deri në vitin 2024, ashtu si Luka Joviç dhe është bërë e ditur se do të prezantohet të martën.

Për të siguruar lojtarin, Reali shpenzoi përsëri një shifër të konsiderueshme pasi mbrojtësi francez u ble për 48 milionë euro si shumë fikse dhe 5 milionë euro të tjera që mund të shtohen si bonuse në bazë të arritjeve.

Po t’i shtohen këtyre blerjeve edhe ato të Eden Hazard dhe Eder Militao, rezulton se Real Madrid po i afrohet që tani shifrës së 300 milionë eurove të shpenzuara gjatë kësaj vere në merkato. /vipsport.al/