Real Madrid zyrtarizon goditjen e radhës, prezantohet talenti brazilian

Real Madrid mbetet një nga skuadrat më aktive në këtë merkato vere kur deri më tani ka firmosur me emra të mëdhenj në futbollin Europian siç janë Hazard apo Luka Joviç. Sakaq, madrilenët nuk kanë lënë pas as futbollistë për të ardhmen duke afruar edhe talente që mund të shpërthejnë në “Santiago Bernabeu”.

Ditën e sotme është prezantuar zyrtarisht edhe talenti Rodrigo Goes i cili kalon te Reali nga Santosi, skuadër me të cilën aktivizohej më parë. Sulmuesi 18-vjeçar kishte arritur akordin me Realin kohë më parë si edhe vetë klubet por zyrtarizimi i tij mund të bëhej vetm këtë verë për shkak të moshës së re të futbollistit.

Rodrigo shihet në Brazil si Nejmari i ri dhe madrilenët shpresojnë që sulmuesi të tregojë vlerat e tij dhe të arrijë të shkëlqejë në Spanjë për t’u kthyer në element të rëndësishëm. Pasi ka kryer vizitat mjekësore ditën e sotme, Rodrigo është prezantuar para tifozëve në Madrid. /Erjon Allaraj-VipSport.al/