Rapo tregon Luftëtarin dhe ofertat nga Superiorja dhe jashtë

Një nga lojtarët kryesor në sezonet e fundit, në radhët e skuadrës gjirokastrite ka qenë edhe Donald Rapo. Ka provuar që të luajë në disa role me bluzinjtë, duke u provuar, në mbrojtje e mesfushë, por ka bërë më së miri edhe sulmuesin. Këtë e vërtetojnë më së miri edhe golat e shënuar prej tij.

Në edicionin e shkuan, Rapo apo ka realizuar 3 gola, ndërsa në kampionatin që sapo ka përfunduar ka shënuar plot 5 gola.

Në një prononcim për “Vipsport.al”, Rapo ka theksuar se ai ndonëse ka kontratë me Luftëtarin, ka edhe oferta. “Nuk e kam vendosur se ku do të luajë pasi duhet që të ndaj edhe disa gjëra me Luftëtarin. Unë kam kaluar shumë mirë dhe tashmë jam në kulmin e karrierës sime, – tha Rapo fillimisht.

Lidhur me të ardhmen e tij, 28-vjeçari ka theksuar se :”kam oferta, madje dhe nga ekipe elitare apo dhe nga jashtë. Por unë pres se si do të shkojë situate në Gjirokastër. Mbylla sezonin e katërt në këtë klub, raportet e mia si lojtar kanë qenë shumë korrekte, me drejtuesit, çdo staf trajnerësh e shokët e skuadrës, apo dhe tifozët tanë”, – tha Rapo, një nga titullarët e bluzinjve.

E.S./Vipsport.al/

more recommended stories