Ramos martohet këtë fundjavë, kapiteni i madrilenëve ‘injoron’ Kristiano Ronaldon

Serxho Ramos ka vendosur që këtë fundjavë të vendosë të martohet me prezantuesen Pilar Rubio, me të cilën është i fejuar prej vitesh. Kapiteni i Real Madridit, do të vendosë kurorën në një Katedrale të Seviljes, ndërsa gëzimin e tij Ramos do ta ndajë me shumë të ftuar.

Mbrojtësi ka përgatitur një listë prej 500 të ftuarish, mirëpo ajo që ka bërë përshtypje është se në listën e të ftuarve mungonte emri i Kristiano Ronaldo. Edhe pse së bashku, gjatë 9 viteve kanë ndarë momente dhe shumë gëzime, por edhe çaste të vështira, sërish kjo nuk ka mjaftuar që marrëdhënia e tyre të përkthehej në shoqëri.

Ndoshta kapitenit i ka mbetur hatri për largimin e Ronaldos nga Reali, megjithatë edhe gjatë kohës së Ronaldos në Madrid, shpeshherë është përfolur për një krisje të marrëdhënieve të tyre. Ndërkaq, në listën e dasmës së Ramos nuk mungojnë ftesat për Devid Bekam apo edhe rivalin e tij te Barcelona, Xherard Pike.

/Egi Çabeli-VipSport.al/